AlConsulateBari retweeted
📌 Buxheti 2027 është buxheti më i madh ndonjëherë në historinë e diplomacisë shqiptare, i orientuar drejt investimeve për ta bërë Shqipërinë europiane. 🇦🇱🇪🇺
📌Në qendër të buxhetit për #MEPJ është mbështetja e procesit të anëtarësimit në BE.
👉Fuqizojmë kapacitetet tona në misionin shqiptar në #Bruksel.
👉Rienergjizojmë kapacitetet në përfaqësitë tona pranë vendeve anëtare të BE-së.
👉Shqipëria, partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar.
🎥 Ndiqni intervistën e plotë të Ministrit @HoxhaFer për Report Tv:👇
youtu.be/mgJx2Jrb8Rw?si=y7F3…
AlConsulateBari retweeted
Pleased to receive and meet with H.E. Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard, Ambassador of the Kingdom of Denmark, @DKinAlbania. 🇦🇱🇩🇰
Denmark’s decision to reopen its Embassy in Tirana, marking a stronger Danish presence in Albania, is a clear vote of confidence in our country and a strong commitment to deepening our relations and advancing our partnership.
We discussed how to deepen our political dialogue and expand trade and investment, particularly in renewable energy, digital innovation and sustainable tourism. In all three areas, Danish expertise and Albania’s ambitions are a natural fit, with real potential for concrete and mutually beneficial cooperation.
I thanked #Denmark for its steadfast support for Albania’s EU accession and for a credible, merit-based enlargement process.
As #NATO Allies, we also share a direct interest in strengthening the security and stability of the Western Balkans and the wider Euro-Atlantic area.
Ambassador Holmsgaard, welcome to #Albania.
I look forward to working closely with you and to translating this renewed Danish presence into an even stronger partnership between our countries.
#Albania2030
--
Kënaqësi të prisja dhe të takoja Sh.S. Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard, Ambasadore e Mbretërisë së Danimarkës, @DKinAlbania. 🇦🇱🇩🇰
Vendimi i Danimarkës për të rihapur Ambasadën e saj në Tiranë, duke shënuar një prani më të fortë daneze në Shqipëri, është një votë e qartë besimi ndaj vendit tonë dhe një angazhim i fortë për thellimin e marrëdhënieve tona dhe çuarjen më tej të partneritetit mes dy vendeve.
Diskutuam për mënyrat se si mund të thellojmë dialogun politik dhe të zgjerojmë shkëmbimet tregtare dhe investimet, veçanërisht në fushat e energjisë së rinovueshme, inovacionit digjital dhe turizmit të qëndrueshëm. Në të tria këto fusha, ekspertiza daneze dhe ambiciet e Shqipërisë plotësojnë natyrshëm njëra-tjetrën, me potencial real për bashkëpunim konkret dhe me përfitim të ndërsjellë.
Falënderova #Danimarkën për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për një proces zgjerimi të besueshëm e të bazuar në meritë.
Si aleatë në #NATO, ndajmë gjithashtu një interes të drejtpërdrejtë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në hapësirën më të gjerë euroatlantike.
Ambasadore Holmsgaard, mirë se vini në #Shqipëri.
Pres me kënaqësi të punojmë ngushtë së bashku dhe ta shndërrojmë këtë prani të ripërtërirë daneze në një partneritet edhe më të fortë mes vendeve tona.
#Shqipëria2030
AlConsulateBari retweeted
📍Brussels -- Always a pleasure to meet with Enlargement Commissioner Marta Kos. 🇦🇱🇪🇺
We took stock of Albania’s EU accession process following the 2026 Progress Report, reviewed the negotiations roadmap and the propescts ahead, and discussed progress in implementing the Growth Plan.
Albania has built real momentum. Now is the time to convert momentum into measurable results, continue closing chapters and transform commitments into reforms, and reforms into membership.
Close cooperation with the European Commission and EU Member States remains essential as we accelerate implementation, deliver on our commitments, and advance decisively through the final stretch towards EU membership.
Thank you, Commissioner @MartaKosEU, for your continued support and leadership in championing a credible, merit-based enlargement process that strengthens both Albania and the European Union and invests in our shared European future.
#Albania2030
--
📍Bruksel -- Gjithmonë kënaqësi të takohem me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. 🇦🇱🇪🇺
Bëmë një bilanc të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas Raportit të Progresit 2026, shqyrtuam udhërrëfyesin e negociatave dhe perspektivën përpara, si dhe diskutuam mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Rritjes.
Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real. Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim.
Bashkëpunimi i ngushtë me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së mbetet thelbësor ndërsa përshpejtojmë zbatimin e reformave, përmbushim angazhimet tona dhe ecim me vendosmëri në kilometrin e fundit drejt anëtarësimit në BE.
Faleminderit, Komisionere @MartaKosEU, për mbështetjen e vazhdueshme dhe lidershipin në nxitjen e e një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, që forcon njëkohësisht Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian dhe është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët evropiane.
#Shqipëria2030
AlConsulateBari retweeted
🎙️“Shqipëria nuk është më në pritje, as në fillim të rrugës. Sot jemi në fazën vendimtare të negociatave të anëtarësimit, ku përparimi matet me rezultatet, me reformat që bëjmë, me ligjet që zbatojmë, me institucionet që forcojmë, me standardet që përmirësojmë në jetën e përditshme të qytetarit”. 🇦🇱🇪🇺
Ministri Ferit Hoxha foli mëngjesin e sotëm në #KlanNews, për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, angazhimin e institucioneve shqiptare, përfshirë #MEPJ, objektivat dhe pritshmëritë, si dhe përfitimet e qytetarëve shqiptarë nga procesi i anëtarësimit në BE.
📺Ndiqni intervistën e plotë: 👉youtu.be/KmIZ8Dmirh4?si=IqsP…
@HoxhaFer @ediramaal @mia_gov_al
AlConsulateBari retweeted
📍Brussels -- Pleased to take part in the 2026 Ukraine Mine Action Conference #UMAC2026, under the theme “Clearing the Way in Partnership.”
The Conference brought together international partners around a shared responsibility: strengthening #cooperation, mobilising expertise and advancing practical solutions to address the devastating humanitarian, social and economic consequences of mine contamination in #Ukraine.
Mine action is far more than a humanitarian undertaking. It is an essential part of Ukraine’s recovery, a prerequisite for reconstruction, and an investment in a safer, more prosperous and resilient future.
Clearing the way in partnership means restoring far more than land. It means enabling farmers to return to their fields, children to walk safely to school, businesses to reopen, and families to rebuild their homes.
Above all, it means giving communities the confidence to reclaim their lives and Ukraine the foundations to rebuild its future.
Albania, together with its Allies and partners, remains steadfast in its support for #Ukraine’s sovereignty, #independence and territorial integrity, and unwavering in solidarity with the Ukrainian people.
--
📍Bruksel -- Me kënaqësi mora pjesë në Konferencën e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë 2026, #UMAC2026, nën moton “Të hapim rrugën përmes partneritetit.” 🇺🇦
Konferenca mblodhi së bashku partnerë ndërkombëtarë rreth një përgjegjësie të përbashkët: forcimin e bashkëpunimit, mobilizimin e ekspertizës dhe avancimin e zgjidhjeve konkrete për të përballuar pasojat shkatërruese humanitare, sociale dhe ekonomike të ndotjes nga minat në #Ukrainë.
Veprimi ndaj minave është shumë më tepër sesa një angazhim humanitar. Ai është një pjesë thelbësore e rimëkëmbjes së Ukrainës, një parakusht për rindërtimin dhe një investim për një të ardhme më të sigurt, më të begatë dhe më të qëndrueshme.
Të hapësh rrugën përmes partneritetit do të thotë të rikthesh shumë më tepër sesa tokën. Do të thotë t’u mundësosh fermerëve të rikthehen në arat e tyre, fëmijëve të shkojnë të sigurt në shkollë, bizneseve të rihapen dhe familjeve të rindërtojnë shtëpitë e tyre. Mbi të gjitha, do të thotë t’u rikthesh komuniteteve besimin për të rimarrë në dorë jetën e tyre dhe t’i japësh Ukrainës themelet mbi të cilat të rindërtojë të ardhmen e saj.
#Shqipëria, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj, mbetet e palëkundur në mbështetjen për sovranitetin, #pavarësinë dhe integritetin territorial të #Ukrainës, si dhe në solidaritetin e saj me popullin ukrainas.
AlConsulateBari retweeted
Bruksel -- Në fjalimin e hapjes së Forumit të #Zgjerimit 2026, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmblodhi në një fjali thelbin, rëndësinë dhe perspektivën e procesit të zgjerimit:
“Zgjerimi i BE-së është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët.”
Duke iu referuar vendeve kandidate, VDL theksoi se “Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës”.
Një vlerësim tashmë i njohur si në Bruksel, ashtu edhe në Tiranë, dhe i pasqyruar edhe në Raportin e Progresit 2026, si dhe në udhërrëfyesin e detajuar, me objektiva të qarta dhe afate të mirëpërcaktuara.
Nëse ekziston një institucion që i trajton proceset e vlerësimit me rigorozitet, në mënyrë kapilare, me profesionalizëm dhe paanshmëri, pa dhënë asgjë të mirëqenë, duke verifikuar çdo hap dhe çdo rezultat, ai është Komisioni Evropian. Prandaj, këto vlerësime duhet të na bëjnë të gjithëve krenarë por edhe më të përgjeshëm.
Siç theksoi VDL, "të gjithë – si vendet kandidate, ashtu edhe vendet anëtare – duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta shndërrojmë progresin në rezultate konkrete. Është koha që zgjerimi i Bashkimit Evropian të bëhet një histori suksesi për të gjithë Evropën!"
Kurrë më parë ftesa që na bën Evropa dhe dera e saj e hapur nuk kanë qenë kaq pranë dhe kaq të përputhura me synimin tonë madhor kombëtar, me planet tona për të ardhmen.
Per dekada, antarësimi në BE ka qenë dëshira, aspirata dhe kërkesa jonë. Sot kësaj i është bashkuar edhe ftesa dhe dora e zgjatur e BE-së për të ecur përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët.
#Shqipëria2030
AlConsulateBari retweeted
📍Budapest -- Today, at Ludovika University of Public Service @uni_nke, I shared Albania’s perspective on the growing role of economic diplomacy in shaping our European future.
My message was clear: our diplomatic network must increasingly be placed at the service of Albania’s economic development. Our diplomatic network should not only represent the country; they should also help create opportunities for it, by promoting Albanian exports, opening doors for our businesses, identifying new markets, attracting quality investment and connecting our economy with technology, knowledge and international partners.
This is also an integral part of our EU accession, which is not simply a geopolitical ambition, but a profound transformation of our economy, institutions and competitiveness, preparing #Albania to succeed within the #European Single Market.
Ultimately, economic diplomacy is about turning political relationships into economic opportunities and diplomatic presence into tangible results for the country.
Diplomacy is measured not only by the agreements we sign, but by the opportunities we create.
--
📍Budapest -- Sot, në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik, pata mundësinë të ndaja perspektivën e Shqipërisë mbi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të diplomacisë ekonomike në formësimin e së ardhmes sonë evropiane.
Mesazhi im ishte i qartë: rrjeti ynë diplomatik duhet të vihet gjithnjë e më shumë në shërbim të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Diplomacia jonë nuk duhet vetëm të përfaqësojë vendin; ajo duhet edhe të krijojë mundësi për të, duke promovuar eksportet shqiptare, duke hapur dyer dhe tregje të reja për bizneset tona, duke tërhequr investime cilësore dhe duke lidhur ekonominë tonë me teknologjinë, dijen dhe partnerët ndërkombëtarë.
Kjo është gjithashtu pjesë integrale e procesit tonë të anëtarësimit në BE, i cili nuk është thjesht një ambicie gjeopolitike, por një transformim i thellë i ekonomisë, institucioneve tona, që e përgatit #Shqipërinë për të konkuruar me sukses në #TregunUnikEvropian.
Në thelb, diplomacia ekonomike do të thotë t’i shndërrojmë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike dhe praninë tonë diplomatike në rezultate konkrete për vendin.
#Diplomacia nuk matet vetëm me marrëveshjet që nënshkruajmë, por edhe me mundësitë që krijojmë.
AlConsulateBari retweeted
📍Budapest -- Good meeting today at the Hungarian National Assembly with Márton Hajdu, Chair of the Foreign Affairs Committee, and Dr. Ildikó Éva Sopov, Chair of the European Affairs Committee. 🇦🇱🇭🇺
I thanked them for #Hungary’s longstanding and consistent support for Albania’s European path, from the early ratification of our Stabilisation and Association Agreement to today’s decisive phase of accession negotiations.
We agreed on the importance of giving parliamentary cooperation greater substance, through active friendship groups and practical exchanges on EU law and the accession process. As #Albania works to close further negotiating chapters, closer dialogue between our parliamentary committees can be a real asset.
#Enlargement is not the work of governments alone. Parliaments adopt reforms, scrutinise their implementation and, ultimately, ratify accession. Stronger cooperation between them gives the process deeper democratic legitimacy and keeps European integration close to the citizens it is meant to serve.
#Albania2030
--
📍Budapest -- Një takim i mirë sot në Asamblenë Kombëtare të Hungarisë me Márton Hajdu, Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, dhe Dr. Ildikó Éva Sopov, Kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane. 🇦🇱🇭🇺
I falënderova për mbështetjen e qëndrueshme të #Hungarisë ndaj rrugëtimit evropian të #Shqipërisë, që nga ratifikimi i hershëm i Marrëveshjes sonë të Stabilizim-Asociimit e deri në fazën vendimtare të sotme të negociatave për anëtarësim.
Ramë dakord për rëndësinë e thellimit dhe konkretizimit të bashkëpunimit parlamentar, përmes grupeve aktive të miqësisë dhe shkëmbimeve praktike mbi të drejtën e BE-së dhe procesin e anëtarësimit. Ndërsa Shqipëria punon për mbylljen e kapitujve të tjerë të negociatave, një dialog më i ngushtë mes komisioneve tona parlamentare mund të jetë një vlerë e shtuar e rëndësishme.
#Zgjerimi nuk është vetëm punë e qeverive. Parlamentet miratojnë reformat, mbikëqyrin zbatimin e tyre dhe, në fund të procesit, ratifikojnë anëtarësimin. Një bashkëpunim më i fortë mes tyre i jep procesit legjitimitet më të thellë demokratik dhe e mban integrimin evropian pranë qytetarëve, të cilëve ai duhet t’u shërbejë.
#Shqipëria2030
AlConsulateBari retweeted
📍Budapest -- At the Hungarian Institute of International Affairs (HIIA), I had an engaging discussion on Albania’s EU accession process, the current dynamics in the Western Balkans and Europe’s evolving geopolitical landscape.
Exchanges with think tanks, experts and practitioners are always enriching.
They offer the opportunity to test ideas, challenge assumptions and gain fresh perspectives.
My sincere thanks to HIIA and all the participants for such an open, thoughtful and stimulating exchange.
#Albania2030
AlConsulateBari retweeted
📍Budapest -- Mënyra më e bukur, dhe jo vetëm simbolike, për të nisur vizitën zyrtare në #Hungari: me emocionin e veçantë të vendosjes së një buqete me lule pranë statujave të dy figurave të mëdha shqiptare, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Shën #Terezës.
Një moment respekti e mirënjohjeje, por edhe krenarie për historinë, vlerat dhe identitetin tonë kombëtar, të mishëruara në dy figura që i përkasin #Shqipërisë, por mesazhi dhe trashëgimia e të cilave kapërcejnë kufijtë.
❤️🇦🇱
AlConsulateBari retweeted
Deeply saddened by the tragic accident in #Bulgaria, which has claimed many lives and left others injured.
Our thoughts and heartfelt condolences are with the families and loved ones of the victims, and with the people and Government of Bulgaria.
We sincerely wish a swift and full recovery to all those injured and strength to everyone affected by this tragedy.
@vpetrova_mfa
AlConsulateBari retweeted
Një mbrëmje e bukur, sa e veçantë aq edhe e pasur, kushtuar larmisë së trashëgimisë sonë kulturore shpirtërore, me rastin e takimit të 20-të të Konferencës Vjetore të Rrjetit të Ekspertëve të #UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale në Evropën Juglindore, organizuar në Tiranë.
Trashëgimia kulturore jomateriale është shumë më tepër se kujtesë e së shkuarës. Ajo është një pjesë e gjallë e identitetit tonë, e mënyrës se si e jetojmë dhe e tregojmë historinë tonë, si ruajmë veçantinë e njëkohësisht ndërtojmë ura mes njerëzve dhe kulturave.
Ruajtja, promovimi dhe përcjellja e saj te brezat e rinj është një përgjegjësi e përbashkët, por edhe një mundësi për ta bërë kulturën një hapësirë edhe më të fuqishme bashkëpunimi mes vendeve tona.
Faleminderit @BGonxhja dhe Ministrisë së Kulturës për një mbrëmje të këndshme, me tingujt, vallet, traditat dhe gjithë shpirtin e pasur të kulturës sonë. 🇦🇱
AlConsulateBari retweeted
Always a pleasure to meet with the Head of the EU Delegation in Albania, Ambassador Sofia Moreira de Sousa @EuAmbAL, and all the more so to receive a copy of the 2026 Progress Report for Albania, the most comprehensive, detailed and wide-ranging annual assessment of the country’s progress and its overall level of preparedness for European Union membership. 🇦🇱🇪🇺
The Report must be read as a whole. We should welcome the substantial and meaningful progress achieved, which confirms that we are on the right track and that Albania is able not only to make commitments, but also to deliver on them. At the same time, we must remain fully aware, clear-eyed and determined about the challenges that remain, and address them through inclusive processes, constructive engagement and genuine dialogue.
The Commission’s roadmap towards 2027 provides us with a clear direction. For the first time, our objective of concluding accession negotiations by the end of 2027 is reflected in an EU document as an ambitious but achievable goal. Reaching it will require sustained effort, high-quality reforms and, above all, effective and consistent implementation.
The Ministry for Europe and Foreign Affairs remains fully committed to further strengthening its institutional capacities and playing its full part in this decisive final stretch of the negotiations.
We are grateful to our partners in the European Commission, including the EU Delegation in Albania, and to all Member States for their continued support, understanding and partnership. We are equally grateful to our negotiating team for its dedication, professionalism and hard work.
Joining the European Union is out top national goal and project, and a whole-of-society endeavour, just as the benefits of membership will belong to society as a whole and It requires everyone’s contribution.
--
Është gjithmonë kënaqësi të takohem me Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa @EuAmbAL, dhe aq më tepër të marr prej saj një kopje të Raportit të Progresit 2026 për Shqipërinë, vlerësimit vjetor më gjithëpërfshirës, të detajuar dhe të gjerë mbi progresin e vendit dhe nivelin e përgjithshëm të përgatitjes së tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 🇦🇱🇪🇺
Raporti duhet lexuar si një i tërë. Duhet të mirëpresim progresin thelbësor dhe domethënës të arritur, i cili konfirmon se jemi në rrugën e duhur dhe se Shqipëria është e aftë jo vetëm të marrë angazhime, por edhe t’i përmbushë ato. Në të njëjtën kohë, duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm, realistë dhe të vendosur përballë sfidave që mbeten, duke i adresuar ato përmes proceseve gjithëpërfshirëse, angazhimit konstruktiv dhe dialogut të mirëfilltë.
Udhërrëfyesi i Komisionit drejt vitit 2027 na jep një drejtim të qartë. Për herë të parë, objektivi ynë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 është pasqyruar në një dokument të Bashkimit Evropian si një objektiv ambicioz, por i arritshëm. Arritja e tij do të kërkojë përpjekje të vazhdueshme, reforma cilësore dhe, mbi të gjitha, zbatim efektiv dhe të qëndrueshëm.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj institucionale dhe për të luajtur plotësisht rolin që i takon në këtë fazë përfundimtare dhe vendimtare të negociatave.
U jemi mirënjohës partnerëve tanë në Komisionin Evropian, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, si dhe të gjitha shteteve anëtare, për mbështetjen e vazhdueshme, mirëkuptimin dhe partneritetin e tyre. Po aq mirënjohës jemi edhe ndaj ekipit tonë negociator për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhur.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është objektivi dhe projekti ynë më i rëndësishëm kombëtar. Është një përpjekje e gjithë shoqërisë, ashtu siç përfitimet e anëtarësimit do t’i përkasin të gjithë shoqërisë. Për ta realizuar këtë projekt, nevojitet kontributi i të gjithëve.
#Shqipëria2030
AlConsulateBari retweeted
📍 Bucharest -- Pleased to meet with Daniel-Cătălin Zamfir, Romania’s Minister of Economy, Digitalisation, Entrepreneurship and Tourism. 🇦🇱🇷🇴
We discussed how to translate our excellent political relations into a stronger and more dynamic economic partnership. There remains significant untapped potential to expand bilateral trade, attract investment and foster closer business-to-business cooperation.
We identified promising opportunities in ICT and digital services, manufacturing and tourism. The priority now is to turn this potential into concrete results, through a focused business agenda for 2027, targeted B2B engagement and partnerships that deliver tangible benefits for both economies.
--
📍 Bukuresht -- Kënaqësi të takoja z. Daniel-Cătălin Zamfir, Ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit, Sipërmarrjes dhe Turizmit të Rumanisë. 🇦🇱🇷🇴
Diskutuam se si marrëdhëniet tona të shkëlqyera politike t’i përkthejmë në një partneritet ekonomik më të fortë dhe më dinamik. Ekziston ende një potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për rritjen e shkëmbimeve tregtare, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes bizneseve të dy vendeve.
Identifikuam mundësi premtuese në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, shërbimeve digjitale dhe industrisë prodhuese dhe turizmit. Prioriteti tani është që këtë potencial ta shndërrojmë në rezultate konkrete, përmes një agjende të fokusuar biznesi për vitin 2027, angazhimit të drejtpërdrejtë B2B dhe partneriteteve që sjellin përfitime të prekshme për të dyja ekonomitë.
AlConsulateBari retweeted
📍 Bucharest -- Pleased to join fellow Foreign Ministers and senior officials for the Ministerial meeting of the Central European Initiative.
At a time when Europe’s security and geopolitical landscape is being profoundly reshaped, regional cooperation matters more than ever. #CEI remains a valuable platform for strengthening dialogue, connectivity and cooperation across our region, while advancing the European aspirations of its members.
For Albania, the message is clear: a stronger and more united Europe requires a credible and successful #enlargement process. But our region cannot become fully European if we remain distant from one another, and Europe cannot become fully united and strong while our region remains outside it.
This is why regional cooperation and European integration must go hand in hand. When we remove barriers to trade, connect our energy systems and transport corridors, recognise professional qualifications, strengthen digital connectivity and cooperate more closely on security, we are not building an alternative to the European Union. We are preparing our region to function as part of it.
Closer economies build a stronger region. Closer societies create greater trust. Greater trust strengthens security. And stronger people-to-people ties turn proximity into partnership. Ultimately, a more connected, cooperative and resilient Western Balkans means a stronger Europe.
That is the Europe we need: more connected, more secure, more resilient and, ultimately, whole.
--
📍 Bukuresht -- Kënaqësi të bashkohem me kolegët ministra të Jashtëm dhe zyrtarë të lartë në takimin Ministror të Nismës së Evropës Qendrore (CEI).
Në një kohë kur peizazhi i sigurisë dhe ai gjeopolitik i Evropës po riformësohen thellësisht, bashkëpunimi rajonal është më i rëndësishëm se kurrë. #CEI mbetet një platformë e çmuar për forcimin e dialogut, ndërlidhjes dhe bashkëpunimit në rajonin tonë, duke çuar njëkohësisht përpara aspiratat evropiane të vendeve anëtare.
Për Shqipërinë, mesazhi është i qartë: një Evropë më e fortë dhe më e bashkuar kërkon një proces zgjerimi të besueshëm dhe të suksesshëm. Por rajoni ynë nuk mund të bëhet plotësisht evropian nëse mbetemi të distancuar nga njëri-tjetri, dhe Evropa nuk mund të jetë plotësisht e bashkuar dhe e fortë për sa kohë rajoni ynë mbetet jashtë saj.
Pikërisht për këtë arsye, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah. Kur heqim barrierat tregtare, ndërlidhim sistemet tona energjetike dhe korridoret e transportit, njohim kualifikimet profesionale, forcojmë ndërlidhjen digjitale dhe bashkëpunojmë më ngushtë për sigurinë, nuk po ndërtojmë një alternativë ndaj Bashkimit Evropian. Po përgatisim rajonin tonë të funksionojë si pjesë e tij.
Ekonomi më të ndërlidhura ndërtojnë një rajon më të fortë. Shoqëri më të afërta krijojnë më shumë besim. Më shumë besim forcon sigurinë. Dhe lidhjet më të forta mes njerëzve e shndërrojnë afërsinë në partneritet. Në fund të fundit, një Ballkan Perëndimor më i ndërlidhur, më bashkëpunues dhe më i qëndrueshëm do të thotë një Evropë më e fortë.
Kjo është Evropa që na duhet: më e ndërlidhur, më e sigurt, më e qëndrueshme dhe, në fund, e bashkuar në tërësinë e saj.
AlConsulateBari retweeted
📍 Bucharest -- Pleased to meet with the new Minister of Foreign Affairs of Romania, Dan Neculăescu @DanNeculaescu. 🇦🇱🇷🇴
We reaffirmed the longstanding friendship and strategic partnership between #Albania and #Romania, and our shared commitment to further deepen bilateral cooperation, with a particular focus on expanding economic and trade ties and unlocking their full potential.
Romania’s consistent support for Albania’s European path and for the EU #enlargement process more broadly is deeply valued. Together, we remain committed to advancing European integration and strengthening security, stability and cooperation across the Western Balkans.
We also exchanged views on key regional and international security developments, underscoring the importance of Allied unity, stronger coordination within #NATO, and continued, unwavering support for #Ukraine.
I reaffirmed Albania’s solidarity with Romania in addressing the evolving security challenges in the Black Sea region and our determination to work closely together in safeguarding our shared #European and Euro-Atlantic security.
#Albania2030
--
📍 Bukuresht -- Kënaqësi të takoja Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Rumanisë, Dan Neculăescu @DanNeculaescu. 🇦🇱🇷🇴
Rikonfirmuam miqësinë e kahershme dhe partneritetin mes #Shqipërisë dhe #Rumanisë, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh, me fokus të veçantë në zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe shfrytëzimin e plotë të potencialit të tyre.
Mbështetja e vazhdueshme e Rumanisë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe për procesin e zgjerimit të BE-së në tërësi është shumë e çmuar. Së bashku, mbetemi të angazhuar për të çuar përpara integrimin evropian dhe për të forcuar sigurinë, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.
Shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi zhvillimet kryesore të sigurisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit mes Aleatëve, koordinimit më të ngushtë brenda NATO-s dhe mbështetjes së vazhdueshme e të palëkundur për #Ukrainën.
Rikonfirmova solidaritetin e Shqipërisë me Rumaninë përballë sfidave në zhvillim të sigurisë në rajonin e Detit të Zi, si dhe vendosmërinë tonë për të punuar ngushtësisht së bashku në mbrojtje të sigurisë sonë të përbashkët #evropiane dhe euroatlantike.
#Shqipëria2030
RT @HoxhaFer: 📍 Bucharest -- A very warm and meaningful meeting with the new Prime Minister of Romania, H.E. Luca Niculescu. 🇦🇱🇷🇴
Our conv…
AlConsulateBari retweeted
📍 Bucharest -- A fruitful meeting with the President of the Romanian Senate, Mr. Mircea Abrudean, during my visit to Romania. 🇦🇱🇷🇴
We reaffirmed the longstanding friendship and strategic partnership between #Albania and #Romania, and our shared commitment to further strengthening bilateral relations. We agreed on the important role of interparliamentary cooperation and parliamentary diplomacy in bringing our countries and institutions even closer.
We exchanged views on Albania’s EU accession path, Romania’s steadfast support and the valuable lessons its own European journey offers us, while also discussing stronger institutional cooperation and the exchange of best practices in consolidating democratic institutions and advancing our shared European future.
Thank you, President @AbrudeanMircea, for the warm welcome and excellent exchange.
--
📍 Bukuresht -- Një takim i frytshëm me Presidentin e Senatit të Rumanisë, z. Mircea Abrudean, gjatë vizitës sime në Rumani. 🇦🇱🇷🇴
Rikonfirmuam miqësinë e hershme dhe partneritetin strategjik mes #Shqipërisë dhe #Rumanisë, si dhe angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Ndamë të njëjtin vlerësim për rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit ndërparlamentar dhe diplomacisë parlamentare në afrimin e mëtejshëm të vendeve dhe institucioneve tona.
Shkëmbyem pikëpamje mbi rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, mbështetjen e palëkundur të Rumanisë dhe mësimet e çmuara që na ofron përvoja e saj evropiane. Diskutuam gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane.
Faleminderit, President @AbrudeanMircea, për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën përmbajtësore.
AlConsulateBari retweeted
📍 Berlin -- Meeting with the German Bundestag’s Committee on European Union Affairs was a key highlight of my visit to Berlin. 🇦🇱🇩🇪
In an open, candid and substantive exchange with its members, I had the opportunity to present the progress Albania has made on its path towards EU membership, as reflected in today’s European Commission Progress Report, as well as the key priorities of our reform and development agenda.
Our ambition to conclude accession negotiations by the end of 2027, an objective now reflected in the European Commission’s #roadmap, is demanding, but achievable. It is grounded in our determination to work hard, deliver the necessary reforms and meet every standard required for membership. We are equally clear-eyed about the challenges that remain, the lessons we must draw from them, and the considerable work still ahead.
#Albania today is profoundly different from the country that began this European journey. Our direction has long been defined, our strategic choice is irreversible, and our destination is clear.
So too is our determination to do whatever it takes to earn Albania’s rightful place around the #European table. We ask for no shortcuts and no favours. We ask to be judged on our merits, our reforms and our results.
Because joining the European Union is not simply about what Albania stands to gain from Europe. It is equally about what Albania brings to Europe: security and stability, full strategic alignment, a strong European conviction, and a country ready to assume its responsibilities as a future Member State.
Throughout this transformative journey, Germany’s support, engagement and confidence have been and remain invaluable.
Thank you, Chair #Hofreiter, and all Members of the Committee for the warm welcome and your contribution to a substantive discussion.
We know where we are going. We know what remains to be done. And we are determined to get there.
#Albania2030
--
Takimi me Komisionin për Çështjet e Bashkimit Evropian të Bundestagut gjerman ishte një nga momentet kryesore të vizitës sime në Berlin. 🇦🇱🇩🇪
Në një shkëmbim të hapur, të sinqertë dhe thelbësor me anëtarët e tij, pata mundësinë të paraqes progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të pasqyruar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe prioritetet kryesore të agjendës sonë të reformave dhe zhvillimit.
Ambicia jonë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, një objektiv tashmë i reflektuar edhe në #HartënERrugës të Komisionit Evropian, është ambicioze por e arritshme. Ajo mbështetet në vendosmërinë tonë për të punuar fort, për të çuar përpara reformat e nevojshme dhe për të përmbushur çdo standard që kërkon anëtarësimi. Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që mbeten, mësimet që duhet të nxjerrim prej tyre dhe punën e konsiderueshme që kemi ende përpara.
#Shqipëria e sotme është thellësisht e ndryshme nga vendi që nisi këtë rrugëtim evropian. Drejtimi ynë është përcaktuar prej kohësh, zgjedhja jonë strategjike është e pakthyeshme dhe destinacioni ynë është i qartë.
Po aq e qartë është edhe vendosmëria jonë për të bërë gjithçka që duhet për të merituar vendin që i takon Shqipërisë në tryezën evropiane. Nuk kërkojmë rrugë të shkurtra dhe as favore. Kërkojmë të gjykohemi mbi meritën, reformat dhe rezultatet tona.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka të bëjë vetëm me atë që Shqipëria fiton nga Evropa. Ka të bëjë po aq edhe me atë që Shqipëria i sjell Evropës: siguri dhe stabilitet, përafrim të plotë strategjik, një bindje të palëkundur evropiane dhe një vend të gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij si një shtet i ardhshëm anëtar.
Gjatë gjithë këtij rrugëtimi transformues, mbështetja, angazhimi dhe besimi i Gjermanisë kanë qenë e mbeten të çmuara për ne.
Faleminderit Kryetarit #Hofreiter dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit për mikpritjen e ngrohtë dhe kontributin në një diskutim përmbajtësor.
Ne e dimë se ku po shkojmë. E dimë se çfarë mbetet për t’u bërë. Dhe jemi të vendosur të arrijmë deri në fund.
#Shqipëria2030









































