Armand Skapi (@ArmandSkapi) profile picture

Lawyer & Diplomat, MEFA of Albania

Tirana
Joined June 2013
Photo by Armand Skapi (@ArmandSkapi)Photo by Armand Skapi (@ArmandSkapi)Photo by Armand Skapi (@ArmandSkapi)Photo by Armand Skapi (@ArmandSkapi)Photo by Armand Skapi (@ArmandSkapi)Photo by Armand Skapi (@ArmandSkapi)Photo by Armand Skapi (@ArmandSkapi)Photo by Armand Skapi (@ArmandSkapi)Photo by Armand Skapi (@ArmandSkapi)Photo by Armand Skapi (@ArmandSkapi)
Armand Skapi retweeted
📍Genazzano -- Një ndalesë e veçantë dhe thellësisht simbolike, gjatë vizitës sime në Selinë e Shenjtë, në #Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano, aty ku prej shekujsh nderohet figura e Zojës që, sipas traditës, udhëtoi nga #Shkodra drejt Italisë në vitin 1467. Historia e saj është shumë më tepër se një histori besimi. Është një nga fijet e lashta shpirtërore që lidh dy brigjet e Adriatikut dhe popujt në të dy krahët, që përgjatë shekujve kanë ndarë shumë më shumë sesa afërsinë gjeografike. #Zoja e Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shkodrës dhe e shpallur pajtore e Shqipërisë nga #Papa Leoni XIII, mbetet një simbol i çmuar i kësaj historie dhe trashëgimie të përbashkët. Mes Shqipërisë dhe Selisë së #Shenjtë ka shumë ura: historike e institucionale, kulturore e shpirtërore, por edhe miqësi të shumta njerëzore. Kjo faltore na kujton se disa prej këtyre urave janë ngritur shekuj më parë dhe vazhdojnë të na afrojnë e të na bashkojnë edhe sot. Një falënderim i përzemërt për Padre Ludovic dhe Kryetarin e Komunës për mikpritjen e ngrohtë, fjalët miqësore dhe rrëfimin plot pasion të historisë dhe domethënies së këtij vendi kaq të veçantë.
39
51
586
Armand Skapi retweeted
📍Athens -- Good discussion today with the "Friends of the Western Balkans", upon the invitation of the Greek Foreign MInister, George Gerapetritis, on how to sustain the renewed momentum for EU enlargement. #Enlargement is no longer simply a policy of convergence. It is a strategic investment in Europe’s security, stability and strength. For #Albania, the direction is clear: keep reforms moving, maintain the pace of negotiations and translate political momentum into concrete progress. The opportunity before us is real, but momentum only matters if we use it. For many years, 23 years since Thessaloniki, enlargement was largely spoken about in the future tense. The past two years have changed that. Today, enlargement is finally being spoken about in the present tense. It is happening, and Albania is fully part of it. That is why sustaining the momentum is not a slogan. It is a choice we must make, and renew, every day, candidates and the Union alike. Because when the European perspective is credible, reforms accelerate. When credibility fades, momentum weakens and reforms slow. #Credibility is the engine of enlargement, and it works both ways: candidates must deliver on reforms, and the European Union must deliver when reforms produce results. A stronger #Europe needs enlargement. And enlargement needs credibility, courage and delivery. Thank you Minister #Gerapetritis for the hospitality, understanding and supoort. #Albania2030 -- 📍Athinë -- Diskutimi sot me Miqtë e Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Ministrit të Jashtëm grek, George Gerapetritis, mbi mënyrën se si mund të ruajmë dhe forcojmë momentumin e ri të zgjerimit të BE-së, ishte mjaft i frytshëm. #Zgjerimi nuk është më thjesht një politikë konvergjence. Ai është një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe fuqinë e Evropës. Për #Shqipërinë, drejtimi është i qartë: të çojmë përpara reformat, të ruajmë ritmin e negociatave dhe ta përkthejmë momentumin politik në progres konkret. Mundësia që kemi përpara është reale, por momentumi ka vlerë vetëm nëse dimë ta shfrytëzojmë. Për shumë vite, plot 23 vjet që nga Selaniku, për zgjerimin është folur kryesisht në kohën e ardhme. Dy vitet e fundit e kanë ndryshuar këtë. Sot, më në fund, për zgjerimin flitet në kohën e tashme. Zgjerimi po ndodh dhe Shqipëria është plotësisht pjesë e tij. Pikërisht për këtë arsye, ruajtja e këtij momenti nuk është një slogan. Është një zgjedhje që duhet ta bëjmë dhe ta ripërtërijmë çdo ditë, si vendet kandidate, ashtu edhe Bashkimi Evropian. Sepse, kur perspektiva evropiane është e besueshme, reformat përshpejtohen. Kur besueshmëria zbehet, edhe reformat ngadalësohen. #Besueshmëria është motori i zgjerimit dhe funksionon në të dyja drejtimet: vendet kandidate duhet të sjellin rezultate përmes reformave, ndërsa Bashkimi Evropian duhet t'i përgjigjet me rezultate progresit të arritur. Një #Evropë më e fortë ka nevojë për zgjerimin. Dhe zgjerimi ka nevojë për besueshmëri, kurajë dhe rezultate. Faleminderit Ministër Gerapetritis për mikpritjen, mirëkuptimin dhe mbështetjen. #Shqipëria2030
73
2
95
2,195
Armand Skapi retweeted
📍 Berlin -- A very warm and fruitful meeting with Peter Beyer @Peter_Beyer, Member of the German Bundestag, Member of the Foreign Affairs Committee and a longstanding friend of Albania. 🇦🇱🇩🇪 We had an open and engaging exchange on a wide range of issues: our bilateral relations and the need to fully exploit their considerable potential; recent developments in #Albania and our path towards EU accession; as well as the evolving situation in the Western Balkans, including recent elections in #Serbia and their implications for regional stability and European integration. We also discussed the broader strategic environment in #Europe, the importance of keeping enlargement credible and anchored in merit, and the need for an even stronger #German engagement in the Western Balkans. Thank you, Peter, for your friendship towards Albania, your keen interest in the #WesternBalkans and consistent commitment to a strong European future for our region. #Together
80
1
83
1,240
Armand Skapi retweeted
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpret konkluzionet e Këshillit Evropian @EUCouncil mbi zgjerimin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian. Ne vlerësojmë riafirmimin e qartë se #zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës. Ky është një mesazh i rëndësishëm në një kohë kur Bashkimi Evropian duhet të forcojë më tej unitetin, kapacitetin e tij për të vepruar dhe sovranitetin evropian. Ne mirëpresim gjithashtu riafirmimin e parimit të #meritës, sipas të cilit çdo vend kandidat avancon në procesin e anëtarësimit mbi bazën e progresit të vet. #Shqipëria ka qenë dhe mbetet plotësisht e angazhuar për të vijuar me vendosmëri reformat, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, dhe për të përmbushur të gjitha angazhimet dhe detyrimet që burojnë nga procesi i negociatave. Progresi ynë do të matet dhe vlerësohet mbi bazën e punës, performancës dhe rezultateve tona. Në thelb, konkluzionet e Këshillit Evropian forcojnë më tej bindjen se #zgjerimi është sot në zemër të agjendës strategjike evropiane dhe se perspektiva e anëtarësimeve të reja po bëhet gjithnjë e më konkrete. Për Shqipërinë, si një nga vendet në pararojë të këtij procesi, përgjigjja duhet të jetë e qartë: të vijojë, pa humbur kohë, me vendosmëri dhe përgjegjësi, reformat dhe negociatat, përmes të cilave do të arrijë gatishmërinë e plotë për anëtarësim. Ky është një shans historik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Kurrë nuk kemi qenë më pranë realizimit të aspiratës sonë më të madhe dhe më të qëndrueshme kombëtare, kërkesës së kahershme të rinisë dhe të gjithë shoqërisë shqiptare: Shqipëria në #Evropë. Por anëtarësimi nuk dhurohet. Ai fitohet, vetëm me punë, reforma, rezultate, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri. Rruga deri këtu ka kërkuar shumë energji, përpjekje dhe sakrifica. Shqipëria ka treguar se i ka edhe energjitë, edhe aftësitë, edhe përkushtimin. Pikërisht sepse kemi pritur kaq gjatë dhe sepse e dimë se, në histori, mundësi të tilla nuk qëndrojnë të hapura përgjithmonë, nuk mund t’ia lejojmë vetes ta humbasim këtë moment. Dora e zgjatur e BE-së duhet shtrënguar fort, duke ecur krah për krah deri në anëtarësim. Duke nxjerrë mësimet nga e kaluara, ne nuk mund dhe nuk duhet të lejojmë që ky kapitull transformues i historisë sonë moderne, më i rëndësishmi për të sotmen dhe të ardhmen tonë, të bëhet historia e një tjetër shansi të humbur. #Shqipëria2030
98
3
120
3,347
🇦🇱🇪🇺 Më pranë BE-së, më të fortë së bashku. Nga sot, Shqipëria është e asociuar me Qendrën Evropiane për Qëndrueshmërinë Demokratike - një hap strategjik që forcon lidhjen tonë me Bashkimin Evropian dhe rrit rolin e vendit tonë në mbrojtjen e vlerave demokratike. Ky asociim na mundëson të bashkojmë ekspertizën, kapacitetet dhe përvojën me partnerët evropianë për t’iu përgjigjur me vendosmëri dezinformimit, ndërhyrjeve të huaja dhe çdo kërcënimi ndaj sigurisë demokratike. Për Shqipërinë, kjo nuk është thjesht një marrëveshje bashkëpunimi. Është një dëshmi e qartë e orientimit tonë evropian, e angazhimit për demokracinë dhe e gatishmërisë për të kontribuar si partner i besueshëm në Evropë. Sfida të përbashkëta kërkojnë përgjigje të përbashkëta. Shqipëria është më pranë BE-së dhe më e vendosur se kurrë të ndërtojë një Evropë më të sigurt, më demokratike dhe më të qëndrueshme.
81
1
99
3,127
RT @HoxhaFer: 📍 Luxembourg -- Another important milestone in getting closer to the Euopean Union. 🇦🇱🇪🇺 I was very pleased to participate t…
20
1
Armand Skapi retweeted
Albania condemns in the strongest terms the latest deadly Houthi attack against the Kingdom of #Saudi Arabia. The repeated attacks by the #Houthis, an #Iran proxy, pose a direct threat to regional stability, endanger civilian lives, and undermine efforts to promote peace and security in the region. There can be no justification for attacks against civilians and civilian infrastructure. Those responsible must be held accountable. We extend our deepest condolences to the families of the victims and express our full solidarity with the people and authorities of Saudi Arabia. 🇦🇱🇸🇦
284
6
658
9,652
Armand Skapi retweeted
📍Sofia -- I had a very good meeting with Bulgaria’s Minister of Energy, H.E. Iva Petrova, to explore how we can strengthen the energy dimension of #CorridorVIII and further deepen our bilateral and regional cooperation. 🇦🇱🇧🇬 Our discussions focused on expanding electricity interconnections, advancing regional energy market integration, accelerating the deployment of renewable energy and energy storage solutions, and building more resilient, secure and sustainable energy infrastructure across our region. We also explored ways to take our partnership further through a bilateral Memorandum of Understanding and a concrete roadmap for joint initiatives in areas of shared interest. #Albania remains fully committed to turning shared priorities into practical cooperation through flagship projects that strengthen energy security, reinforce regional connectivity and create tangible benefits for our citizens while contributing to a more resilient, secure and prosperous region.
91
122
2,186
Armand Skapi retweeted
📍Washington D.C. -- A proud day for Albania. 🇦🇱 Yesterday, at #NASA Headquarters in Washington, Albania took another step into the future. In the presence of NASA Deputy Administraror, Matt Anderson @NASADepAdmin and the Deputy Assistant Secretary of State for Space and Environment, Connor Tomlinson, I was honoured to sign the #Artemis Accords, making Albania part of a growing international community committed to the peaceful, transparent and responsible exploration of space for the benefit of all humanity. For Albania, this is more than a signature. It is a statement of confidence in science, innovation and international cooperation. It opens new opportunities for our young generation and connects our country more closely to the technologies, knowledge and partnerships that are shaping the future. This also adds a new and important dimension to the #strategic partnership between Albania and the United States, reflecting our shared commitment to innovation, progress and cooperation in new frontiers. 🇦🇱 🇺🇸 #Albania is ready to contribute and to reach further. #ArtemisAccords #Space #Innovation
112
1
167
3,717
Three days, two Alpine forums, nine engagements. Ferit Hoxha's route from Alpbach to Bled: Meinl-Reisinger, Kajzer, Commissioner Kos, Under Secretary Hooker, DG GROW, EUSR Sørensen. Then a live interview on chapters, consulates, the NATO summit and Greece. The full record, in his own words. @HoxhaFer tiranaexaminer.com/from-alpb…
31
39
499
Armand Skapi retweeted
Thjeshtëzimi, digjitalizimi dhe gjithëprania e shërbimit janë disa nga drejtimet kryesore të punës për t’i përmirësuar edhe më tej shërbimet #konsullore. Në këtë aspekt duam dhe do të ndryshojmë edhe sensin e marrëdhënies mes shtetit dhe qytetarit: nga një shtet që pret që #qytetari të shkojë pas shërbimit, te një shtet që shkon pranë qytetarit, kudo dhe sa herë që është e mundur. Synimi është që shërbimet të jenë edhe më të shpejta, më të thjeshta, më të aksesueshme dhe më pranë nevojave reale të qytetarëve shqiptarë, pavarësisht se ku ndodhen. 👇
98
1
120
2,639
Armand Skapi retweeted
Një sqarim përpara se të bëhemi pjesë e zhurmës apo të ndezim zjarre të panevojshëm, që duan shumë më tepër kohë për t’u shuar. Kam parë deklaratën e Kryeministrit të Malit të Zi, @MickeySpajic, për përfshirjen e pretenduar të zyrtarëve nga “të paktën dy vende të rajonit” në veprimtari të koordinuara hibride. Kam parë gjithashtu interpretimet dhe aludimet e ndryshme mediatike që kanë pasuar. Raportimet e mediave janë pjesë e debatit publik. Ne i lexojmë dhe i analizojmë me vëmendjen e duhur, por i marrim me rezervën e nevojshme, aq më tepër kur përmbajnë interpretime të ndryshme apo kontradiktore. Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj #Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në #NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në #BE, dhe as askund tjetër. Shqipëria dallon sepse bën pikërisht të kundërtën: investon çdo ditë në bashkëpunimin, mirëkuptimin, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe në bashkëpunimin më të gjerë evropian e euroatlantik. Hamendësimet, interpretimet mediatike apo debatet e brendshme politike të një vendi fqinj nuk mund dhe nuk duhet të prodhojnë artificialisht probleme mes dy vendeve tona. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në të gjitha nivelet, dhe këtë kam bërë edhe në këtë rast, në komunikimet që kam pasur me ZvKM dhe MPJ, Ibrahimović, si dhe me ZvKM, Nik Gjeloshaj. Kjo duhet mbajtur parasysh edhe këtu tek ne. Aktorët e ndryshëm, përfshirë ata politikë, janë të mirëpritur të marrin nga MEPJ çdo informacion të nevojshëm për të shmangur debate të panevojshme dhe, mbi të gjitha, për të mos lejuar që politika e jashtme e vendit të kthehet në objekt apo instrument të debateve dhe qasjeve partiake të brendshme. Politika e jashtme kërkon gjithnjë qetësi, maturi dhe përgjegjësi.
3
100
5
160
12,831
Armand Skapi retweeted
I appreciate the calmer closing sentiment of @markodjuric's message, because that is precisely where our region’s future lies: not in threats and accusations, but in dialogue, trust and pragmatic cooperation. And that brings us back to where this exchange started. #Water. Water is life. It does not carry a passport, read political maps or stop to ask which side of a border it is flowing through. Turning it into an instrument of punishment is therefore not simply somebody else’s business. So yes, the #Ibar does not flow through Albania. But if tomorrow someone threatened to cut Serbia off from water flowing through their territory, Albania would be just as vocal. Not because that water would somehow end up in Albania, but because such a threat would poison the peaceful coexistence of this neighbourhood we all share. That is what neighbours are for, aren’t they? Not to calculate whether the water reaches their own tap before deciding whether they care, but to care before such calculations come to define the neighbourhood we live in. So perhaps we can leave the hydrology here and agree on something simpler. Rivers should carry water, not threats, and borders should define jurisdictions, not divide our responsibility for peace. And as for all the “Greater” things summoned into this discussion, Albania remains interested in only one: a Greater #EuropeanUnion, embracing Kosova, Serbia, Albania and the rest of our region. Our doors and our phone lines are wide open too, as are our minds, when it comes to building more concrete examples of what Albanians and Serbs can accomplish together. So let’s keep going with more #Europe, less mythology, and more reasons to look at our past through the eyes of the future, rather than looking at our future through the eyes of the past. And, yes, water for everyone. To drink in peace and to irrigate, just as peacefully, the fertile lands of our common beautiful neighbourhood.
29
103
7
181
10,513
Armand Skapi retweeted
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe përfaqësitë tona diplomatike janë në punë dhe tërësisht të angazhuara, në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e #Kroacisë dhe #Malit të Zi, me synimin që të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur masa praktike për lehtësimin e qarkullimit dhe për të mundësuar kalimin e qytetarëve tanë që udhëtojnë për në #Shqipëri, në kohën më të shkurtër të mundshme, në këto ditë piku dhe mobiliteti të shtuar.
Mbi masat për lehtësimin e kalimit të qytetarëve shqiptarë në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi gjatë sezonit veror, në kushtet e fluksit të lartë të udhëtarëve. 🔗 Lexoni njoftimin e plotë: facebook.com/share/1EqPa6wwA…
4
69
86
4,082
Armand Skapi retweeted
Deklarimi i Ministrit të Jashtëm të Serbisë për mundësinë e hapjes së një konsullate në Shqipëri ka ngjallur debat. Shqipëria ka kërkuar hapjen e një #Konsullate të Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Luginën e #Preshevës. Serbia, nga ana e saj, ka kërkuar hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër. Nëse dhe kur palët të bien dakord për çdo aspekt dhe detaj të këtij procesi, në momentin e duhur do të ndërmerren veprimet përkatëse. Në praktikën e konsoliduar diplomatike, reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe një instrument i politikës së jashtme për të avancuar interesat kombëtare. Ai nuk nënkupton domosdoshmërisht barazi në përmbajtje, në objektiva apo në interesat e secilës palë. Reciprociteti është qasja mbi të cilën ndërtohet mirëkuptimi ndërmjet shteteve, jo një masë mekanike me të cilën maten veprimet apo rezultatet. Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund një prani konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, një zhvillim i vonuar, në një hapësirë ku jeton një komunitet i rëndësishëm shqiptar. Kjo do të krijojë mundësi më të mira për të qenë më pranë qytetarëve shqiptarë atje, për t’i mbështetur ata në mënyrë më të drejtpërdrejtë dhe për të kontribuar në mbrojtjen e interesave të tyre legjitime. Është e çuditshme, madje e vështirë për t’u kuptuar, që shumë prej reagimeve zgjedhin të anashkalojnë pikërisht atë që është thelbësore: interesin e #Shqipërisë dhe përfitimin konkret që sjell krijimi i një pranie të përhershme konsullore shqiptare në Luginën e Preshevës. Në vend që vëmendja të përqendrohet te mbështetja që kjo përfaqësi do t’u ofrojë shqiptarëve që jetojnë atje, te forcimi i lidhjeve të tyre me Shqipërinë dhe te mbështetja më e mirë e të drejtave dhe interesave të tyre legjitime, debati zhvendoset tek hamendësimet mbi interesat e supozuara të palës tjetër. Politika jonë e jashtme nuk ndërtohet mbi emocione apo perceptime, por mbi interesin kombëtar, respektimin e normave dhe praktikave të së drejtës ndërkombëtare, si dhe mbi frymën dhe vlerat evropiane. Ky është standardi ynë sot, por edhe standardi që Shqipëria synon të mbajë si vendi i ardhshëm anëtar i Bashkimit Evropian. Ne jemi të vendosur ta përfaqësojmë këtë qasje në çdo vendimmarrje të politikës sonë të jashtme.
97
83
16
120
24,992
Armand Skapi retweeted
A few key dates that tell the incredible story of an extraordinary journey: 📍 14 October 2024 – #Albania had opened zero negotiating chapters. 📍 17 November 2025 – Albania had opened all 33 negotiating chapters. 📍 26 May 2026 – Albania became the first negotiating country to achieve the #IBAR under the new methodology. 📍 14 July 2026 – Albania enters the final phase of negotiations by provisionally closing its first three chapters: ✅ Chapter 25 – Science and Research ✅ Chapter 26 – Education and Culture ✅ Chapter 30 – External Relations What looks like dates on a timeline are in fact milestones that reflect an extraordinary transformation, the result of hard work, genuine and continued institutional commitment, strong determination, and unwavering political will. When ambition is matched with delivery, progress becomes possible, visible, measurable, real. The "enlargement wall" is changing again. 🇦🇱🇪🇺 #Horizon2030 #Together
17
125
5
209
11,352
Armand Skapi retweeted
Deklarata e një anëtari të qeverisë së #Serbisë, që shpreh publikisht keqardhje që në #Kosovë nuk është kryer një #spastrim etnik edhe më i madh, është e papranueshme, tronditëse dhe një fyerje e rëndë për viktimat e luftës. Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, krime të dënuara nga historia, nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga vetë ndërgjegjja njerëzore, bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar #Evropa e sotme. Ato minojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim, ushqejnë mosbesimin dhe urrejtjen, si dhe rihapin plagë që ende nuk janë shëruar. Askush nuk mund të ndërtojë #besim duke rikthyer hijet më të errëta të së kaluarës, aq më pak duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për tragjedi, vuajtje dhe krime që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e rajonit tonë sic është "kasapi i #Ballkanit". Procesi i normalizimit dhe i pajtimit, për të cilin Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni ynë kanë aq shumë nevojë, kërkon para së gjithash #përgjegjësi, #reflektim dhe #guxim për t’u përballur me të kaluarën. Ai nuk mund të ndërtohet kurrë mbi deklarata që justifikojnë apo lartësojnë politikat që sollën aq shumë dhimbje e shkatërrim, por vetëm e vetëm mbi të #vërtetën, #respektin për viktimat dhe angazhimin e sinqertë për një të ardhme të përbashkët #evropiane.
24
123
4
205
7,019
Armand Skapi retweeted
14 Julliet, Paris, Fête Nationale de la #France. #Flamuri Kuq e Zi dhe trupat tona, përkrah homologëve francezë, miqve, partnerëve dhe aleatëve tanë, në #ChampsÉlysées, në një nga paradat ushtarake më prestigjioze dhe më simbolike në botë. Një moment krenarie për #Shqipërinë, për Forcat tona të Armatosura dhe për kontributin që vendi ynë jep çdo ditë në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe vlerave që ndajmë me aleatët tanë. Një dëshmi e qartë e vendit që Shqipëria ka fituar mes kombeve që kontribuojnë për një #Evropë dhe një botë më të sigurt. Krenarë, sot e përherë.❤️🇦🇱 #Bashkë
Bienvenue à nos partenaires de la Coalition des volontaires. Honneur et fierté de vous avoir à nos côtés.
1
69
98
3,382
Armand Skapi retweeted
Albania strongly condemns yet another brutal and indiscriminate large-scale ballistic missile and drone #attack launched last night by Russia against civilian targets in Ukraine, in total disregard for human life and basic human decency. This time, the residential complex where the #Ambassador of Albania to #Ukraine resides was struck, putting his life at serious risk. This is unacceptable! Targeting or endangering civilian areas and #diplomatic personnel represents a grave escalation and another stark reminder of the human cost of Russia’s continued aggression. This war of choice has lasted for far too long. For more than four years since its illegal full-scale invasion, Russia has relentlessly targeted energy infrastructure, schools, hospitals, and homes across Ukraine. Yet it has failed to break the #courage, determination, resilience, and strength of the Ukrainian people. Russia is not winning; it is only killing, destroying, and inflicting widespread devastation and suffering. We reiterate our call on #Russia to immediately cease these attacks, put an end to the war against Ukraine, fully abide by international law, and return to negotiations. #Albania will continue to stand firmly with #Ukraine and reiterates its unwavering support for Ukraine’s #sovereignty, independence, and territorial integrity. Those responsible for these attacks must be held accountable. The Ambassador of the Russian #Federation to Albania has been summoned for explanations.
17
169
7
347
12,542
Happy to meet with #🇨🇦 Amb. #ElissaGoldberg. We highlighted the excellent relations between #🇦🇱&#🇨🇦 and discussed on boosting the bilateral cooperation in many areas of mutual interest. Both countries will strengthen their partnership within #NATO and int. #organisations.🇦🇱🤝🇨🇦
2
100